3 të vdekur dhe vetëm 184 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK) ka publikuar sot një orë më herët raportin ditor të koronavirusit.

Nga 1184 testime të bëra, 184 prej tyre dolën pozitive ose më pak se 20 për qind prej tyre – gjë që përbën lajm të mirë.

Përgjatë kësaj periudhe kohore prej 24 orësh (ndoshta 23), janë regjistruar vetëm 3 rasate të vdekjes, përcjell Periskopi.

Sërish numri më i madh i rasteve është në Prishtinë, e përcjellur nga Podujeva.

Raporti i plotë:

420 TË SHËRUAR DHE 184 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.184 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 184 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (52 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (85 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 51.328 raste nga 183.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.335 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41.407 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.586.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 79 raste, Podujevë 18 raste, Mitrovicë 17 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Ferizaj 7 raste, Kamenicë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Gjilan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Gjakovë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Malishevë dhe Rahovec.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!