Regjistrohet viktima e 29 me COVID-19 në Shqipëri, ndërron jetë një 73 vjeçar

Është regjistruar dhe viktima e 29 nga COVID-19 në Shqipëri.

Pacienti 73 vjeçar me iniciale H.K. nga Durrësi ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Mësohet se ai vuante edhe nga dy sëmundje të tjera, Talasemia Minor dhe Hipertension Arterial.

Ai ndodhej i shtruar prej një muaji në spital.

Ora News.tv