Reja bën goditjen e madhe, talenti i Italisë vesh fanellën kuqezi

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, do të dalë nesër në një konferencë për shtyp ku do të bëjë të ditur listën e të grumbulluarve për ndeshjet miqësore të shtatorit kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Emri që do të spikasë është Ramen Çapelja. Një futbollist jo shumë i njohur për ne, por që ka luajtur me moshat e Italisë dhe tashmë do të grumbullohet nga ekipi kuqezi. Tekniku italian e ka pikasur në Itali dhe do ta katapultojë direkt në ekipin e parë, transmeton syri.net.

Çapelja luan me të rinjtë e Interit. Ai shihet si një talent për ekipin zikaltër dhe ka qenë në vëmendjen e moshave të Italisë. 17-vjeçari me shumë mundësi do të luajë kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë.