Reklamonte armën në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Një i dyshuar nga fshati Shupkovc të Mitrovicës ka përfunduar në pranga pasi i njëjti kishte postuar në rrjete sociale foto me armë zjarri AK-47.

Sipas policisë, gjatë kontrollit nuk është gjetur arma.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.