Kurti priti në takim lamtumirës drejtorin rezident të NDI-së në Kosovë

Sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me deputetët Hekuran Murati, Arbëreshë Kryeziu dhe Drejtuesen e Sekretariatit për Gruan Aktiviste, Nazlie Bala, priti në takim lamtumirës Drejtorin rezident të NDI-së, në Kosovë, Alexander Chavarria, i cili ishte i shoqëruar nga Drejtori i Programit te NDI-së, Valon Kurhasani, Menaxherja e Lartë e Programit në NDI, Pranvera Lipovica dhe Menaxheri i Programit, Pajtim Gashi.

Sipas VV-së, Chavarria shprehu falënderimin e tij për këtë subjekt politik që përherë i është përgjigjur pozitivisht kërkesave dhe ftesave të NDI-së për bashkëpunim në fusha të ndryshme dhe trajnime, ku në veçanti përmendi pjesëmarrjen në Javën e Gruas që e organizon NDI, njofton Klan Kosova.

“Ai konfirmoi që kjo organizatë do të vazhdojë mbështetjen dhe përkrahjen në lidhje me funksionimin sa më efikas të institucioneve të vendit, ku mes tjerash tha se pret që Kuvendi i Kosovës ta fillojë punën sa më parë ngase e sheh këtë organ shtetëror si çelës kryesor për funksionimin e shtetit”.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të VV-së në Facebook.