‘Remi’ i reagon Haradinajt që tha se i kishte vetëm 3 javë luftë në Llap

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili  tha se ‘Remi’ i kishte vetëm 3 javë luftë në Llap, duke e konsideruar ‘turist’.

Mustafa iu ka përgjigjur deklaratave të Haradinajt me një thënie.

“Atë që e bënë njeriu për pak vëmendje nuk e bënë dot asnjëra nga gjallesat për mbijetesë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Haradinaj mbrëmë në Tëvë 1 tha se si ‘Remi’ ashtu edhe Hashim Thaçi në luftë ishin turistë.