Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell, por edhe me vranësira të shtresave të larta atmosferike vende-vende. Do të jetë mjaft nxehtë. Shumë rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë të izoluar shiu.

Ditëve të ardhshme do të ketë ulje të lehta të temperaturave, pak më të theksuara në viset kontinentale. Priten vranësira dhe intervale kohore me diell. Modelet kanë pakësuar reshjet që ishin paraparë për të enjtën dhe të premtën. Do të ketë reshje të rralla dhe të pakta në trojet tona sepse një ciklon i fuqishëm pritet të godas Greqinë, shumë afër jugut të Shqipërisë dhe ky ciklon do të koncentrohet me lagështinë e tij vetëm në Greqi duke sjellur stuhi të fuqishme shiu atje.

Nga e shtuna përsëri na pret stabilizim i motit (nëse mund ta quajmë destabilizim të premtën) dhe ngritje graduale e temperaturave./Meteoballkan