Remzije Mustafa ende e zhdukur, vajza e saj ka një lutje për të gjithë qytetarët

Remzije Mustafa tash e disa kohë është raportuar e zhdukur.

Për të është bërë thirrje që kushdo që e sheh, të raportojë në numrin e shënuar më poshtë.

Për Remzijen janë shpërndarë edhe fletushka në Prishtinë, ku luten të gjithë qytetarët të cilët mund të kenë informacione për vendndodhjen e saj, t’i japin ato.

Ajo ka flokë të bardha, veshur një jelek të zi, trenerka ngjyrë hiri, dhe patika të zeza.

Të gjithë ata që mund ta kenë parë, luten të lajmërohen në numrin: 044 22 66 78.

Vajza e saj, Anita Ferati përmes një postimi në Facebook ka kërkuar ndihmën e të gjithëve që ta gjej nënën e saj.

Ajo ka thënë se e ëma e saj ende nuk është gjetur dhe se ta lajmërojnë nëse e shohin.

“Ju lutem te gjitheve qe te beni perseri share NENA ime ende nuk eshte gjetur, ju lus me gjithe shpirt nese e shihni lajmroni nr tim 044 22 66 78 . Mos u largoni prej saj rrini afer pa frike. Ju lus si nje femije qe ka nevoje per nanen e tij.”, ka shkruar ajo.