Skandal në Prilep: Reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, e largojnë nga restoranti vetëm përse foli shqip!!!

Një rast i ri i albanofobisë ka ndodhur në qytetin nacionalist maqedonas Prilep. Skandal dhe turp i madh u pa në një nga restorantet e këtij qyteti.

Reprezentuesi i Maqedonisë sē Veriut, Ezgjan Alioski, bashkë me dy kusherinjtē e tij është ulur ne një restorant pēr tē pirë ndonjë lëng, ndërsa në ndërkohë kanë mbërritur edhe prindërit e tij. Dhe, pasi janë përshëndetur mes veti në gjuhën shqipe, të punësuarit i kanë urdhëruar të braktisin lokalin me pretekstin se vendi është i rezervuar.

Gjatë largimit Alioski iu ka thënë atyre se si është e mundur të sillen në këtë mënyrë me lojtarin e Maqedonisë, atëherë të punësuarit kanë tentuar të përmirësojnë gabimin.

Mirëpo, gjithçka ka qenë vonë, pasi familja Alioski ishte duke u larguar nga lokali, shkruan Gazeta Lajm.

Ezgjan Alioski , edhe pse mbanë shtetësi zvicerane me prejardhje është shqiptar nga Prilepi i Maqedonisë.

Sulmuesi shqiptar Alioski është lojtar i Leeds United, i cili u transferua nga Lugano.