Rënie drastike e rezultatit të dikurshëm të LDK-së dhe rezultatit të mbrëmshëm

Pas mbylljes së vendvotimeve në ora 19:00 mbrëmë, Komisioni Qendror Zgjedhor filloi menjëherë me numërimin e votave që qytetarët zgjodhën t’i japin të preferuarve të tyre për udhëheqjen e institucioneve më të rëndësishme në vend.

Kësisoj deri më tani nga KQZ-ja afro 99 përqind e votave të cilat u dhanë dje anembanë Kosovës.

Ky rezultat pritet të ndryshojë pas numërimit edhe të votave me kusht dhe atyre nga diaspora.

Por tani për tani nga numërimi i 778.213 fletëvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje prinë bindshëm ndaj partive të tjera me 48.17%.

E dyta në këto zgjedhje është renditur PDK-ja me 17.35 përqind deri tani dhe më pas LDK-ja me 13.18%.

Anipse zyrtarët e lartë të LDK-së bënë një fushatë elektorale shumë aktive përgjatë kësaj kohe dhe shpreheshin të bindur se do të dalin fitues, të njëjtit s’po arrijnë të dalin as si parti e dytë.

Edhe pse i thurnin vargje njëri-tjetrit për punët e mira që arritën të bënin, e duke mos harruar të përmendnin marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, sërish asgjë nuk u ndihmoi që të “rimëkëmben” sa i përket besimit të qytetarëve.

Siç duket qytetari ka vendosur që të lë larg LDK-në sa i përket rezultateve që arrinte dikur.

LDK-ja e dikurshme e udhëhequr nga Ibrahim Rugova pati arritur që të merrte 45.65% apo përkthyer në vota 359 mijë e 851 vota.