Reshitaj: 600 profesionistë shëndetësor po presin kalimin e buxhetit të shtetit

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, ka bërë të ditur se rreth 300 specializantë të drejtimit Mjekësi e Përgjithshme dhe mbi 300 specializantë nga drejtimi i Stomatologjisë janë duke pritur e shpresuar që pas kalimit të buxhetit të përfshihen në sistemin e pagesave të rregullta.

“Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi i ftojë të gjithë akterët politikë që këta specializantë të përfshihen në planifikim buxhetor dhe të sistemohen në paga të rregullta sa më shpejtë”, ka shkruar Rashitaj në Facebook.

Ajo ka thënë se AAK gjithmonë ka përkrahur dhe do të përkrah kërkesat e profesionistëve mjekësorë.