Rrahet rëndë një person në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është rrahur nga dy të tjerë në Llapashticë të Epërme të Podujevës.

Sipas policisë, viktima është dërguar për QKUK teksa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Fsh. Llapashticë e Epërme, Podujevë 23.07.2022-09:30.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Podujevës është dërguar në QKUK. Nga viktima është konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.