Digjet një shtëpi në Obiliq

Një incident zjarri ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në fshatin Plemetin të Obiliqit.

Një mashkull i nacionalitetit ashkali ka raportuar derisa kanë qenë duke fjetur, shtëpia e tij e banimit është kapluar nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa vlera e dëmit nuk dihet, por shtëpia është djegur dhe tani është e pabanueshme.

Viktima së bashku me familjen gjashtë anëtarëshe është strehuar tek të afërmit e tij.

Për momentin nuk dihet shkaktari i zjarrit.