Revista e madhe gjermane zgjedh Rashicën ndër sulmuesit më të mirë

Sulmuesi kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, e ka fituar vendin e katërt në listën e sulmuesve më të mirë në Bundesligë, të publikuar nga mediumi i madh gjerman sportiv, Kicker.

Çdo gjashtë muaj, Kicker e publikon listën e lojtarëve më të mirë në Bundesligë si dhe atë të lojtarëve më të mirë gjermanë që luajnë në vendet e huaja, duke i ndarë në katër kategori: “Klas botëror”, “Klas ndërkombëtar”, “Rrethi i gjerë” dhe “Fusha e vizionit”.

Sot, revista gjermane sportive e ka publikuar listën e lojtarëve më të mirë në Bundesligës, bazuar në paraqitjet e futbollistëve në pjesën e parë të sezonit 2019/20. Rashica është radhitur i katërti në listën e sulmuesve.

Këtë radhitje, kosovari e fitoi falë paraqitjeve mbresëlënëse të tij, pasi që kontribuoi me shtatë gola dhe tri asiste në 13 ndeshjet e zhvilluara në kuadër të ligës elitare gjermane në pjesën e parë të sezonit 2019/20.

Lista e Kicker: Sulmuesit më të mirë në Bundesligë

Klasi botëror:

1. Robert Lewandowski, Bayern München

Klasi ndërkombëtar:

2. Timo Werner, RB Leipzig

3. Marcus Thuram, Borussia Mönchengladbach

4. Milot Rashica, Werder Bremen

Në rrethin e gjerë:

5. Wout Weghorst, Wolfsburg

6. Florian Niederlechner, Augsburg

7. Breel Embolo, Borussia Mönchengladbach

8. Sebastian Andersson, Union Berlin

9. Rouwen Hennings, Fortuna Düsseldorf

10. Patrick Herrmann, Borussia Mönchengladbach

11. Lucas Alario, Bayer Leverkusen

12. Kevin Volland, Bayer Leverkusen

13. Alassane Plea, Borussia Mönchengladbach

Fusha e vizionit:

Streli Mamba, Paderborn

Goncalo Paciencia, Eintracht Frankfurt

Nils Petersen, Freiburg

Yussuf Poulsen, RB Leipzig

Robin Quaison, Mainz

Benito Raman, Schalke 04

Rashica e ka rastin ta dëshmojë veten sërish kur të luajë për Bremenin në fundjavë, të shtunën në orën 15:30, në ndeshjen kundër Fortuna Dusseldorfit si mysafir.