Digjet flamuri i Serbisë në Graçanicë me koktej molotovi

Të premten rreth orës 21:20 një person i nacionalitetit serb ka njoftuar se dy persona të panjohur me veturën ‘Opel Astra’ pa tabela kanë hedhur një koktej molotovi në flamurin e Serbisë.

Ngjarja ka ndodhur në Graçanicë bëjnë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda prokurorisë.

Sipas të njëjtave burime, të dy personat më pas kanë ikur në drejtim të Prishtinës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.