Rezoluta e AAK-së për Ligjin e Pagave miratohet në Kuvend, Tahiri: Po shihet drita në fund të tunelit

Sot është miratuar në Kuvendin e Kosovës, rezoluta e propozuar nga AAK për Ligjin e Pagave në sektorin publik.

Pas këtij votimi ka reaguar shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i respektojë afatet ligjore, duke e sjellë Ligjin e Pagave në Kuvend sa më shpejt për miratim, transmeton Fokusi.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

“Po shihet drita në fund të tunelit!

Rezoluta e propozuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Ligjin e Pagave, sot u miratua në Kuvend të Kosovës.

Shfrytëzoj rastin t’i falënderojë të gjithë deputetët, njëkohësisht kërkoj nga Qeveria që t’i respektojë afatet ligjore, duke e sjellë Ligjin e Pagave në Kuvend sa më shpejt për miratim.

Si AAK kërkojmë ngritjen e koeficienteve duke kundërshtuar në çdo formë tendencën për zvogëlimin e koeficienteve.