Rinesa Spahiu shënon gola në stilin e Lionel Messi (foto, video)

Projekti “Rekrutimi i vajzave të reja shkollore në futbollin e organizuar” nën moton “Ti mund ta bësh – You Can Do It” që po organizohet nga FFK-ja në bashkëpunim me Shoqatat e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit dhe që po mbështetet nga UEFA, ka vazhduar karvanin me turneun e mbajtur për dy ditë radhazi në Pejë.

Ky turne kishte zgjuar interesim, pasi përveç ekipeve nga 12 shkolla fillore, edhe mbështetja nga nxënësit e mësimdhënësit ishte e madhe.

Vajzat e secilit ekip dëshmuan dëshirë të madhe për lojën e futbollit, derisa në disa prej ekipeve u shfaqën edhe talente që në të ardhmen mund të bëhen pjesë e klubeve të futbollit, që njëherësh është edhe synim i këtij projekti.

Në këtë turne, ishte dalluar Rinesa Spahiu, e cila ka shënuar gola në stilin e Lionel Messi.

Finalja është zhvilluar në mes të  SHFMU “Sami Frashëri” – SHFMU “Ramiz Sadiku, ku shkolla “Sami Frashëri fitoi 2 – 0, ky njëri nga këta golat e bukur ishte shënuar në finale.

Rinesa Spahiu është 15 vjeçare, dhe merret aktivisht me futboll. Ajo luan në klubin e futbollit “Arena” në Pejë. /Fokusi.info/

Shikoni golat e Rinesës: