Dy zyrtarë afganë njoftuan se presidenti Ashraf Ghani është larguar nga vendi

Dy zyrtarë afganë njoftuan për agjencinë e lajmeve Associated Press se presidenti Ashraf Ghani është larguar nga vendi. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të informonin gazetarët, sipas AP. Ghani u largua së bashku me Këshilltarin e tij për Sigurinë Kombëtare Hamdullah Mohib dhe një bashkëpunëtor tjetër.

???? Ndërkohë talibanët kanë arritur të futen në Kabul në kryeqytetin e Afganistanit, dhe thonë se janë në pritje të një transferimi paqësor të pushtetit. Burime nga grupi taleban i thanë “Zërit të Amerikës” se gjatë bisedimeve në Kabul ishte pranuar dorëheqja e Presidentit afgan Ashraf Ghani. Ata thanë se një grup udhëheqësish nga Afganistani do të udhëtojnë për në Doha, ku do të bëhet transferimi i pushtetit tek talebanët.