Rishikimi i buxhetit kalon në Komisionin për Buxhet

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Raportin me amendamente të Projektligjit për rishikimin e buxhetit.

I njëjti u kritikua nga opozita, derisa deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti e quajti mazhorancën arrogante edhe në çështje për rëndësinë e vendit.

Por një gjë të tillë e mohoi deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, cili tha se opozita s’ka qenë bashkëpunuese.

Megjithatë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se pushteti ka bërë “pazar” me rishikimin e buxhetit, pasi i vetmi amendament nga opozita që ka kaluar ka qenë i deputetes, Albena Reshitaj, që ka votuar pro presidentit.