Risi në vitin e ri shkollor, do të ketë pushim vjeshtor

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur në një konferencë për shtyp për punën që është bërë, teksa dha detaje për vitin e ri shkollor.

Nagavci, tregoi se viti do të nisë normalisht më 1 shtator, teksa përmendi se risi do të jetë pushimi vjeshtor.

“E kemi finalizuar kalendarin shkollor 2023-24, është i publikuar në platformën e diskutimeve publike. I njëjti do të jetë i hapur deri më datën 16 të këtij muaji. Pas kësaj bëhet i plotfuqishëm”, u shpreh Nagavci.

“Sipas udhëzimit administrativ, viti shkollor 2023-24 fillon më 1 shtator, risitë gjatë këtij viti do kemi edhe pushimin vjeshtor, në mënyrë që të kemi balancim në mes të ngarkesës së fëmijëve gjatë vitit shkollor”.

Ajo shtoi se po vazhdojnë furnizimin e të gjitha shkollave me laboratorë dhe pajisje të cilat janë në kompetencë të ministrisë.