Kuvendi i Kosovës dhe i Shqipërisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të nënshkruajnë sot memorandum bashkëpunimi.

Nënshkrimi i tij do të bëhet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla.

Nënshkrimi do të bëhet në ora 12:00.

Njoftimi i plotë:

12:00

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi midis dy parlamenteve. ​(Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Tiranë)