Rita Ora bashkohet vullnetarisht me shërbimin shëndetësor për luftën kundër Covid-19

Rita Ora është regjistruar si vullnetare e Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me motrën e saj, Elena. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar për fansat se edhe nëna e saj, Vera, është rikthyer për të shërbyer në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit.

Rita e ka lavdëruar nënën e saj duke e cilësuar atë si një “superhero”. Në një intervistë për revistën “Hello” këngëtarja është shprehur: “Nëna ime ka qenë gjithmonë heroi im, por kjo pandemi e ka bërë vërtetë një superhero në sytë e mi. Ajo është shumë e guximshme dhe ka kaluar kaq shumë edhe vetë. Bujaria e saj për të ndihmuar të tjerët thjesht çimentoi atë që unë e di se çfarë është e aftë të bëj nëna ime. Jam shumë e lumtur që këtë gjë mundet ta shikojë edhe pjesa tjetër e botës”.

Vera është një psikiatre dhe aktualisht po mbështet stafin e emergjencave, ndërkohë që ata po luftojnë me fluksin e madh të rasteve me koronavirus. Në intervistë, Rita ka shpjeguar se çfarë roli kanë ajo dhe motra e saj si vullnetare të Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë.

“Ne shpërndajmë pajisjet mjekësore, mbledhim receta, kontrollojmë të moshuarit dhe telefenojmë të vetmuarit dhe anëtarët më vulnerabël të komunitetit”, ka thënë këngëtarja./shekulli