Rita Ora: Familja ime iku nga Kosova për t’i shpëtuar luftës tani unë dua të ndihmoj vendi tim!

Unë jam krenare që jam Ambasador nderi për vendin tim, Kosovën. Unë kam lindur atje në vitin 1990, por kur isha vetëm një vjeçare, prindërit e mi morën vendimin e vështirë për të lënë atdheun tonë për shkak të konfliktit që filloi kur ish-Jugosllavia u shpërbë.

Rita Ora gjatë prillit vjen në Kosovë.

Një pjesë e të ardhurave nga secila çantë e shitur do të shkojën për bamirësi, konkretisht për “Women for Women International”, në vendin ku u lind Rita – Kosovë.
Rita Ora dhe marka gjermane Escada janë duke u përgatitu për një kauzë të përbashkët: “Moda për gratë e pavarura dhe të forta”, për t’ju ndihmuar grave të bëhen më të forta dhe të pavarura.Ora është bashkua me drejtorin e kësaj marke për të krijuar një linj të veçantë të çantave.

Escada do të dhurojë 15 euro për çdo çantë dhe do të shkojnë në “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë gratë e mbijetuara nga lufta, në mënyrë që ta rindërtojnë jetën e tyre.Pasi u largua nga vendi në moshën 1 vjeçare, këngëtarja ka kujtuar krizën ballkanike në vitin 1990, por ajo ka lidhje shumë të ngushta me vendin e saj.

“Unë shkoj sa më shpesh që mundem, është një vend i rëndësishëm për mua”, tha Rita për Hollywood Reporte.

Kosova e nderoi këngëtaren me titullin e ambasadores disa vjet më parë nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga.Gjatë intervistës, Rita tha se do të shkojë në Kosovë në muajin prill për të bërë disa punë bamirëse me fondin e kombeve të bashkuara për fëmijë.