Rita Ora flet për sëmundjen e saj: Po më shkatërron…

Rita Ora ka folur hapur për sëmundjen e saj.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare e famshme në botë, tha se po e shkatërron problemi me grykët.

“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezulatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd. Por ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robot dhe duhet të kujdesemi për shëndetin mendor dhe fizik. Shpresoj që ky problemi me grykët të më zhduket. Po më shkatërron vërtetë. Gjithsesi ju dua të gjithëve”, ka shkruar artistja në instastory.

Kujtojmë se Rita ka pasur probleme të tilla edhe më parë madje pati anuluar edhe koncerte për shkak të shëndetit.

I urojmë shërim të shpejtë këngëtares.