Roma triumfon në finalen historike, e mposht Feyenoordin në “Air Albania Stadium”

AS Roma është fituesja e edicionit të parë në garën e re të UEFA-s, Ligën e Konferencës.

Skuadra italiane triumfoi 1:0 ndaj Feyenoordit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Heroi i “Giallorossi” ishte futbollisti italian, Nicolo Zaniolo që realizoi golin e vetëm që i siguroi Romës trofeun e parë evropian.

Zaniolo shfrytëzoi një asistim fantastik nga Mancini në minutën e 32-të kur dërgoi topin në rrjetë për t’i “shpërthyer” në festë tifozët romakë.

Feyenoordi kishte për gjatë gjithë ndeshjes dominimin në posedim të topit, megjithatë ajo ishte e pamjaftueshme.

Për Romën, ky është trofeu i parë evropian, ndërsa i pari që nga edicioni 2007/08 kur e kishte fituar Kupën e Italisë.