Rrah gruan, pastaj tenton ta nglufasë: Arrestohet nga policia

Është arrestuar një burrë në Pejë, pasi ka rrahur gruan e tij dhe më pas ka tentuar ta ngulfasë.

Sipas policisë viktima ka marrë tretman mjekësor.I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht e me pas ka tentuar ta ngulfat bashkëshorten e tij–viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë./gazetametro.net