Rrahën 16 vjeçarin në Pejë, arrestohen dy zyrtarë policorë

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy zyrtarë policorë për rrahjen e një 16 vjeçari në Pejë më 17 korrik.

Nëpërmjet një njoftimi drejtuar mediave, IPK-ja ka bëre me dije se ata janë arrestuar dje në orët e mbrëmjes, njofton Klan Kosova

“Hetuesit e IPK-së pas pranimit të rastit menjëherë janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast që kanë përfshirë marrjen e deklaratave nga dëshmitarët okular si dhe sigurimin e disa video incizimeve”.