Gjini: VV do të duhej të qeveriste edhe tre muaj për t’i parë populli gabimet e tyre

Ardian Gjini nga AAK ka thënë se populli nuk e ka kuptuar mjafushëm se sa gabime ka bërë Qeveria Kurti.

“Këto 50 ditë kjo qeveri ka ba gabime fatale, a është masa e mjaftueshme që i kanë kuptu gabimet, une them jo. I kem pa tenderët në Ministrinë e Shëndetësisë, bordet, na kanë pas lodhë për bordet”, theksoi ai në RTV Dukagjini.

“Kosova ka pasë nevojë për VV’në që të qeverisë edhe 3 muaj që njerëzit ta shohin që është gabim total”, ka thënë Gjini.