Rrahen mes vete dy punëtorë të KEK’ut, bëhen për spital

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, punëtor të KEK-ut të cilët për shkak të një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, shkruan Fokusi.info.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKMF Obiliq e më pas edhe në QKUK.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar punëtor të KEK-ut  të cilët  për shkak të një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes veti. Dy të dyshuarit kishin pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF Obiliq dhe më pas edhe në QKUK. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia./Fokusi.info