Rrahim Hashimi ri-konfirmon se me Kadri Veselin e Xhavit Halitin nuk është njohur asnjëherë më parë

Rrahim Hashimi, edhe një herë e ka ri-konfirmuar se me Kadri Veselin e Xhavit Halitit nuk është njohur asnjëherë më parë, dhe nuk kanë qenë të  përfshirë̈ në rastin e Faton Dalladakut.

Hashimi thotë se, sa i përket videove të publikuara nga disa portale vitin e kaluar janë̈ videomontazhe të incizuara, dhe manipuluara grafikisht dhe përmbajtësisht nga vet Faton Dalladaku.

Sipas tij, emrat e lakuar si Kadri Vesli dhe Xhavit Haliti janë̈ futë në terë̈ skenarin dhe regjinë e Faton Dalladakut si storie e trilluar nga një zyrtar i VV-së (I.S)në vitin 2014.

Ja postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ri Konfirmim!

Dua edhe një herë për hirë të vërtetësisë të konfirmoj se me Kadri Veselin e Xhavit Halitit nuk jam njohur, dhe s’më ka rastisë asnjëherë të njihem perosnalisht, sikurse dhe s’kanë qenë fare të përfshirë në rastin e Faton Dalladakut as drejtpërdrejt e as tërthorazi.

Krejt këto janë insinuata të parapërgaditura, në seri skeqesh humoristike prej një komorgjiu e mashtruesi (MilioneriFantom) Faton Dalladaku , që koha e ardhme e shkurt do ti dëshmoj krejt maskaradat e tij dhe lidhjet e tij të ulta në këto 20 vite!

Sa i përket videove të publikuara nga disa portale vitin e kaluar janë videomonatzhe të incizuara, dhe manipuluara grafikisht dhe përmbajtësisht nga vet Faton Dalladaku për të më linçu dhe shanatazhu mua drejtpërdejtë e tërthorazi edhe personalitete shtetërore dhe kryesisht të një subjekt politik siq është PDK!

Për të vërtetu autenticitetin dhe të del e vërteta se janë montazh amatoreske, ato video 9 muaj rreshtazi i kam kërku zyrtarisht nga Prokuroria e Shtetit dhe Gjykata ti dërgoj në laborator të Policisë së Kosovës! Quditrisht nuk janë dërgu për egzaminim!!!

Emrat lakuar si Kadri Vesli dhe Xhavit Haliti janë futë në tërë skenarin dhe regjinë e Faton Dalladakut si storie e trilluar nga nje zyrtar i VV-së (I.S)në vitin 2014.

Të plotë të vërtetën e këtij rasti e kam dhën në fjalën përfundimtare timen para gjykates në shkurt të këtij vitit.

Rrahim Hashimi!