Rrahje masive mes grupeve kriminale në Mitrovicë të Veriut – pesë të lënduar e njëri prej tyre rëndë

Një rrahje masive mes disa personave, të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të grupeve kriminale të njohur si KM Firme, ka ndodhur rreth orës 22:10 në kafeterinë Vojvoda që gjendet në rrugën “Vardarska” në Mitrovicën e Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet e saj, pesë persona të nacionalitetit serb kanë pësuar lëndime nga kjo rrahje. Teksa, njëri prej tyre, i lindur në vitin 1997, ka pësuar lëndime më të rënda.

Përveç lëndimeve të personave të përfshirë, mësohet se në këto përleshje janë dëmtuar edhe disa automjete.

Deri më tani nuk ka informacion për persona të arrestuar apo të dyshuar të cilët kanë qenë të përfshirë në përleshje.