Rrahje masive në Ferizaj, tetë persona përfshihen në një rrahje

Policia e Kosovës ka raportuar për motive ende të panjohura tetë persona janë përfshirë në një rrahje mes veti.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Naim Beka” në Ferizaj, të hënën rreth orës 21:53

Të dyshuarit gjatë përleshjes kishin përdorur dhe mjete të mprehta.

Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit pesë të dyshuar pas pranimit të tretmanit mjekësor dërgohen në mbajtje, kurse tre të dyshuarit tjerë vazhdojnë tretmanin mjekësor në QKUK.