Rrahje mes disa personave në shesh të Prishtinës – 5 persona shoqërohen në Polici

Një rrahje ka ndodhur mes disa personave në kryeqytet, më konkretisht në sheshin “Nëna Tereza”, shkruan Insajderi.

Policia ka shoqëruar në stacion pesë persona, konfirmoi për Insajderin zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Si pasojë e rrahjeve tre persona kanë marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 12:30 është pranuar informata për një rrahje në mes të disa personave, të ndodhur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor pesë persona. Tre persona të lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci për Insajderi.

“Aktualisht po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operativo-policore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, shtoi ai.