Rrahje mes katër personave në Obiliq, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshimtë në Obiliq, pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.