Rrahje në Pejë, arrestohet katër persona dhe konfiskohet një armë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të përfshirë në një rrahje, e cila ka ndodhur për një borxhi.

Në këtë rrahje e cila ka ndodhur në rrugën “Qerim Muriqi” nё Pejё, lëndime trupore kanë pësuar dy persona njëri nga ta i sulmuari, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Më datë 15 tetor 2023, rreth orës 14:40, Policia ёshtё njoftuar se nё rrugën “Qerim Muriqi” nё Pejё, disa persona janë pёrfshirё nё një rrahje.

Policia menjёherё i ёshtё përgjigjur rastit, aty ёshtё kuptuar se tё dyshuarit janë rrahur par arsye tё një borxhi tё mëhershëm, gjatë përleshjes lëndime trupore kanë pësuar njёri nga tё dyshuarit dhe viktima, tё njëjtit janё dërguar nё emergjencën e Spitalit rajonal për tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Policia ka njoftuar se njërit nga të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri dhe disa fishekë.

Tё dyshuarit pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё dërguar nё mbajtje pёr 48- orё.