Rrahje në QNR, vëzhguesi i Nisma-s thotë se u sulmua nga vëzhguesi i VV-së

Një përleshje fizike mes vëzhguesve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë. Burimet e Indeksonline brenda QNR-së kanë thënë se një vëzhgues i Lëvizjes Vetëvendosje është përleshur me një një vëzhgues të Nisma’s Socaildemokrate.

QNR ka përjashtuar të dy vëzhguesit derisa të shoh pamjet e kamerave se si ka ndodhur rasti. Vëzhguesi i Nisma’s, Endrit Zabergja ka thënë për Indeksonline se është sulmuar nga vëzhguesi i VV-së pasi mbrojti një fletvotim të rregullt e të cilin vëzhguesi i VV-së u mundua ta shpallë të pavlefshëm.

“Ai më ka shqlemuar tri herë nga mbrapa…më ka sharë dhe fyer…une tani jam rrugës për në polici për ta paraqitur rastin”, ka thënë Zabergja. Indeksonline ka tentuar të marr një përgjigje nga përgjegjësi i QNR-së, Burim Ahmetaj, mirëpo kontakti me të është i pamundur. Indeksonline po ashtu ka pyetur zëdhënësin e VV-së Arlind Manxhuka, por ai tha se nuk ka ndonjë informacion përkitazi me këtë rast.

“Nuk kam info…jam me një konferencë me përfaqësues të sindikatave”, ka thënë Manxhuka.