Zyrtare: Feronikeli mëson kundërshtarin e parë në Ligën e Kampionëve

Kampioni i ri i Kosovës do të debutojë në Champions League më 25 qershor me ndeshjen ndaj ekipit Santa Coloma nga Andorra.

Skuadra nga Drenasi dominoi në Superligën e Kosovës duke e mbyllur sezonin me 80 pikë pas 33 xhirove të zhvilluara.

Pas këtij suksesi do të luajë në rrethin preliminar për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Santa Coloma, Lincoln Reds, Feronikeli dhe Samarinesse Champions janë skuadrat që do të luajnë në rrethin preliminar për kualifikime në kompeticionin më të madh në Evropë.