Rrahje në Tophane, disa të lënduar, prej tyre një femër

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur rrahje në lagjen Tophane ku kanë mbetur të lënduar disa persona.

Indeksonline mëson se një nga personat e lënduar është një femër, shtetase e Shqipërisë.

Ajo është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.

Policia është paraqitur në vendin e ngjarjes, ku po e heton rastin.