Arrestohet jordanezi, e mori veturën për shfrytëzim në Kosovë dhe doli ilegalisht në Serbi

Për veprën penale Keqpërdorim i Besimit, është arrestuar një shtetas i Jordanisë.

Rasti është raportuar nga Policia e Kosoëvs, derisa në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori.

“Fshati Përpellac, Podujevë 29.10.2019-16:32. Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Jordanisë, derisa kishte marrë veturën në shfrytëzim (Rent) nga pronari mashkull K/Shqiptar, kishte lënë veturën dhe dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin në drejtim të Serbisë. Vetura i është kthyer pronarit ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, bën të ditur policia./Indeksonline/