Rrahu të miturin me nevoja të veçanta në Kaçanik, suspendohet zyrtari policor

0
101

Një zyrtar policor në Kaçanik është suspenduar pasi dyshohet se ka rrahur një të mitur me nevoja të veçanta.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, janë iniciuar procedurat e parapara ligjore ndaj zyrtarit policor Rr.M., dhe sipas kompetencës ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, më datë 01.12.2021, zyrtari policor është suspenduar, përderisa hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në rrjete sociale është shpërndarë një video ku zyrtari policor në fjalë shihej duke ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri. I përfshirë në rrahjen e të miturit është raportuar se është edhe djali i zyrtarit policor.