Rrëfehet pacienti me Coronavirus: Kështu e kuptuam unë, babai e bashkëshortja që u infektuam

Një pacient i infektuar me Coronavirus ka folur për media. Ai në një bisedë për RTV Dukagjini ka theksuar se gjendet i shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Ne jemi tre familjarë dhe po na thonë që të tre jemi të infektuar me koronavirus”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se gjendja e tij dhe familjarit (bashkëshortes) është e mirë. Gjendjen pak më të dobët e ka babi i tyre.

“Baba me thanë e ka gjendjen pak më dobët, por edhe ai është mirë. Nuk kanë lënë me e pa. Unë jam me bashkëshorten me një dhomë dy e jemi mirë. Me familjarë komunikojmë”, tha ai.

Sipas tij, e dy e familjen e tyre në Viti po e ndihmojnë të gjithë.

Ai tha se as ai as bashkëshortja nuk kanë asnjë simptomë dhe se janë mirë.

Ai ka treguar se babi i tij ishte sëmurë, kishte simptoma dhe e kishte dërguar fillimisht në Viti, pastaj në Gjilan dhe pastaj në Prishtinë.

Babi i tij kishte ardhur nga Italia, raporton Gazeta Blic.

“Baba tha se nuk po e ndjente veten mirë, dhe ee e dërguam te mjeku dhe ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai.

“Fillimisht bashkëshortja kishte qëndruar me prindin, sepse unë kisha shkuar të pushoj. Kur u ktheva më thanë që duhet të shtrihem edhe unë në spital, dhe pastaj rezultuam që ishim të infketuar”, tha ai.