Rrëfimi Bellanicës: Pashë bashkëfshatarët e mi që ua nxorën sytë, e u shpuan nga plumbat

Milaim Bellanica nga Krusha e Madhe e Rahovecit, pretendon se ka xhiruar masakrën në Krushë dhe se të njëjtat incizime i janë marr nga kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, deklaroi se pamjet që kanë qenë në ato incizime kanë qenë mjaft të rënda.

“Janë shumë të rënda. Janë pamje ku tregohen se u janë nxjerr sytë, janë shpuar me plumba e ku kanë qenë cdo 2-3 cm një plumb. I kam prekur me këto duar dhe jam i prekur në shpirt”, ka thënë ai, duke shtuar se këto gjëra duhet të tregohen edhe pse janë të rënda.

Protagonisti i këtij incizimi, Bellanica foli edhe për lidhjen e gjakut me personat që i incizoi e që ishin të masakruar nga forcat serbe.

“Të gjithë ata që i kam xhiruar janë bashkëfshatar të mi. Nuk i kam të gjakut por bashkëfshatarë. Të kish qenë një argument se ata kanë qenë njerëz të UÇK-së ishte kuptuar sepse ata do e kishin dhënë jetën për liri, por asta ishin njerëz të pafajshëm”, ka thënë Bellanica në Frontal.