Rrëfimi prekës i Dionesa Meta për babanë e saj dëshmor

Në emisionin DPT te Fidani në T7 ka folur Dionesa Meta, vajza e dëshmorit Halil Meta.

Ajo ka treguar për historinë e babait së saj që ra dëshmor duke luftuar kundër regjimit pushtues serb në Kosovë.

Dionesa ka treguar për kujtimet që i ka nga babai i saj dhe ka folur për rrugëtimin e tij prej veprimtarisë në ilegale deri në formimin e UÇK-së.

Ajo thotë se e ndjen mungesën e babait së saj në çdo arritje që ka në jetë.