Rregulla të reja në futboll duke u nisur nga sot. Ja për çka bëhet fjalë

Duke nisur nga sot, kanë hyrë në fuqi rregullat e reja të futbollit, të miratuara në muajin mars nga Kongresi i Bordit Ndërkombëtar. Ky nuk është një revolucion por disa ndryshime në rregulloren ekzistuese.

Rregullat e reja tashmë janë në fuqi për Kampionatin Botëror të U20 që është duke u zhvilluar, teksa do të shqyrtohen nga organet përkatëse të FIFA-s. Ndërkohë finalja e sotme mes Liverpulit dhe Totenhemi do të luhet me rregullat e “vjetra”.

JA RREGULLAT E REJA TË FUTBOLLIT:

-Rregulli i parë ka të bëjë me prekjen e topit prej gjyqtarit. Nëse prej atij aksioni realizohet një sulm tjetër për kundërshtarin dhe shënohet gol, atëherë topi i kthehet ekipit që e kishte në zotërim.

-Për të shmangur sjelljet anti-sportive, sulmuesit duhet të jenë të paktën një metër nga muri kundërshtar, në çdo drejtim të tij.

-Kur portieri bën rinisjen e lojës nga zona e pesë metërshit, lojtari kundërshtar nuk do të duhet të presë për të lënë zonën e penalltisë. Futbollisti kundërshtar mund të ndërhyjë sapo të bëhet prekja e parë.

-Çdo prekje e topit me dorë në gjatë goditjes së dënimit mbi lartësinë e shpatullës do të jetë penallti, pavarësisht nëse është e qëllimshme apo jo.

-Nuk do të pranohet në asnjë formë goli nëse realizohet me dorë, edhe nëse topi aksidentalisht ka prekur në dorën e lojtarit.

-Trajnerët dhe lojtarët në stol tani e tutje do të marrin kartonë të verdhë dhe të kuq.

-Lojtari që e lë fushën me rastin e zëvendësimit, nuk duhet të largohet në mesfushë, por ku është më afër.

– Kundërshtari duhet të qëndorjë 4 metër larg, në momentin që arbitri i jep topin futbollistit që do ta luajë atë.