Rrëmbehet në mes të ditës 13-vjeçarja në Tiranë, policia ndjek me makinë autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 13 vjeçare është rrëmbyer.

Sipas informacioneve të policisë së Tiranës, thuhet se në rrugën “Ndre Mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe është larguar.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.

Sipas informacioneve paraprake thuhet se vajza sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës.

Nga burimet mësohet se 13-vjeçarja emri i të cilës ende nuk është bërë i ditur, ka qenë duke u kthyer nga shkolla bashkë me motrën e saj ndërsa dëshmitarët kanë thënë se sapo kishte zbritur nga furgoni që i transportonte., shkruan lajmifundit.al.

Motra e cila ndodhej me vajzën e rrëmbyer, ka ngritur alarmin duke lajmëruar gjyshen e saj ndërsa ka treguar se minorenja është tërhequr me forcë dhe pa dëshirën e saj në një makinë ngjyrë e kuqe, tip “Fiat”.

Mësohet po ashtu se ka enë edhe vetë gjyshja e tyre që e ka parë gjithë skenën, e cila ndodhej në katin e katërt duke pritur mbesat të dilnin nga fugoni i shkollës për në shtëpi.

Informacion paraprak i Policisë së Tiranës:

“Në rrugën “Ndre mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe ështê larguar.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit”.