Rrënqethëse: Prindërit nuk janë aty e voglushja del nga dritarja në katin e pestë (video)

0
285

Ky është momenti që ju ndal zemrën kur një vogëlushja fillon duke ecur përgjatë skajit të një ndërtese që besohet të jetë në Tenerife në një lartësi prej pesë kateshe nga toka.

Pamjet tronditëse fillojnë me vogëlushen që nis të zhvendoset nga dritarja e hapur me një lehtësi të frikshme duke mos e kuptuar aspak rrezikun që i kanoset.

Vogëlushja kalon disa herë nga dritarja drejt parvazit dhe me një lirshmëri të frikshme.

Mendohet se incidenti ka ndodhur në Tenerife, një nga Ishujt Kanarie të Spanjës. Prezantuesi i radios, Jeremy Dixon ndau pamjet në faqen e tij në Twitter të dielën.

“Kjo është absolutisht e tmerrshme për t’u parë,” shkruan ai përbri.

“Me sa duket është regjistruar në Tenerife. Unë gjithmonë përpiqem të rezervoj dhoma në katin e parë kur jam me fëmijët … mund ta kuptoni edhe vetë pse.”

Më shumë se 135,000 njerëz kanë ndjekur pamjet dhe qindra njerëz të tjerë kanë reaguar të tmerruar lidhur me këtë incident.