Rrezikohen pushuesit në Shëngjin, zjarret i ofrohen banesave (foto/video)

Vazhdon procesi i shuarjes së zjarrit në malin me pisha, Shëngjin, në një kohë kur flakët gjenden shumë pranë banesave.

Edhe në këto orë flakët në malin e Shëngjinit nuk janë ndalur. Forcat e shumta të ushtrisë dhe të zjarrfikësve po përpiqen të vendosin situatën nën kontroll

Siç mund ta shihni nga videoja, çka po e vonon shuarjen e zjarrit, që ra një natë më parë është terreni i vështirë dhe era.

Aktualisht, tymi ka mbuluar mbarë zonën në fjalë.