Rrezikohet prishja e koalicionit LVV – LDK në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës shpejt mund të prishin koalicionin qeverisës në komunën e Prizrenit.Krejt kjo pasi që LVV e LDK nuk po mund të merren vesh se cilit subjekt i takon pozita e Kryesuesit Komunal.

E gjithë kjo situatë ka ardhur pasi që kryesusi i Kuvendit Komunal në Prizren nga radhët e Vetëvendosjes Artan Abrashi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e fundit.

Zyrtarë të VV kanë hedhur akzua të rënda ndaj LDK në Prizren e të cilët po kërkojnë që kjo pozitë duhet t`i takoj LDK, e në rast ndryshe koalicioni mund të marrë fund.Faruk Dakaj drejtor për Emergjenca dhe Siguri në Prizren nga VV i ka thënë Gazeta Blic se është totalisht e pa arsyeshmë që LDk të kërkoj këtë pozitë meqë sipas tij është shumë e qartë se kujt duhet t`i takoj kjo pozitë.

“Kryesuesi i Kuvendit i takon LVV sepse është marrëveshje e koalicionit në mes të partnerëve në qeverisje. LDK-në e kemi partner të koalicionit, kërkesat e tyre duhet të jenë të qarta dhe kësisoj ato të shyrtohen nga organet e subjektit tonë në LVV dhe kryetarit Haskuka, që më pastaj të kemi një vendim apo bashkëpunim rreth kërkesave të tyre si partner.

Neve si subjekt ende nuk e dimë se çka saktësisht kërkon LDK karshi LVV si partner në koalicion”, ka thënë ai shkruan Gazeta Blic.

Dakaj ka thënë se assesi VV nuk do të heq dorë nga pozita e kryesusit të Kuvendit Komunal.

“LDK duhet të jetë e qartë rreth kërkesave të tyre, në rastë se kërkesa e tyre është kryesuesi i kuvendit, atëher vihet në dyshim partneriteti me ta dhe neve si subjekt nuk do ta pranojmë kurrsesi.

Opozita nuk i ka numrat e mjaftueshem për ta marrë pozitën e kryesuesit, në këtë format kështu si jemi, kjo gjë mund të ndodh vetëm në raste se ka lëkundje të koalicionit qeverisës me LDK-në”, ka thënë ai.