Rrezikon djegien e mandatit të deputetit pas mungesës në Parlament, Berisha: Vendimi i SPAK, antiligjor

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një prononcimi për gazetarët, pasi dalë nga Prokuroria e Posaçme ku u mor për disa orë në pyetje në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ka folur mbi rrezikun e djegies së mandati të tij të deputetit, pas mungesave në seancat plenare për shkak të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Berisha e cilësoi rrëzimin e ankimimit të tij nga SPAK për të marrë pjesë në seanca si antiligjor, ndërsa shtoi se, për personat e zgjedhur, dispozita ligjore përcakton se çështja e mos vajtjes së tyre në punë, vendoset vetëm pasi ka një vendim gjykate të formës së prerë.

Sali Berisha: Ky ishte një akti antiligjor i grupit, Rama-Dumani-Kraja-Millonai. Ky grup nuk kishte asnjë kompetencë për të vendosur për shkuarjen apo jo në parlament. Depozita ligjore këtë të drejtë ja njeh vetëm gjykatës, dhe të të drejtë gjykatës ja njeh të gjithëve përveç atyre që janë të zgjedhur. Për personat e zgjedhur, çështje e mos vajtjes së tyre në punë, vendoset vetëm pas vendimit të prerë të gjykatës, por këta nuk kanë ligj dhe moral.