Kamionit i del goma gjatë lëvizjes në magjistralen Pejë – Prishtinë (video)

Një kamion me peshë të rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë, më saktësisht në Llapushnik, ka evituar më të keqen gjatë lëvizjes në rrugë.

Kamioni, sic shihet në videon e dërguar në IndeksOnline, detyrohet të ndalojë me vrull pasi rrethi i gomës i del jashtë diskut.

Fatmirësisht shoferi arriti ta ndalonte pa ndonjë problem automjetin.